Nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin.
Sipas tij, ‘nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar’.
“Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.
Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eksportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.
Ky është një shqetësim i përsëritu. Por në qoftë se se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshimi strukturore të ekonomisë kombëtare.
Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim : A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo.”, u shpreh deputeti i PS, Braçe.
- Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve - 30/07/2026
- Rama zbulon planin për ndryshimin e PS: Respekt, dëgjim dhe solidaritet pa kushte ndaj qytetarëve! - 30/07/2026
- Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit - 30/07/2026