Një grup kinez ka analizuar mostrat hënore të sjella nga misioni hapësinor Chang’e-5, duke propozuar një mekanizëm të ri për mënyrën se si morën formë vullkanet e rinj në Hënë 2 miliardë vite më parë.
Shkencëtarët më parë kishin spekulluar se përmbajtja e lartë e ujit ose elementëve radioaktivë ndoshta kanë nxitur vullkanizimin në fazën e vonë të jetës së Hënës. Por të dhënat nga Chang’e-5 tregojnë se në këtë sipërfaqe mungon substanca e thatë që do të prodhonte nxehtësi.
Studimet e publikuara të shtunën në revistën Science Advances tregojnë se për shkak të pranisë së komponentëve lehtësishsht të shkrirë, mund të gjenerohet vullkanizimi i ri hënor. Ekspertët nga instituti i Gjeologjisë dhe Gjeofizikës pranë Akademisë së Shkencave të Kinës kanë bërë studime mbi 27 mostra të sjella nga Chang’e-5 për të llogaritur përbërësit origjinalë të këtyre mostrave.
Sonda e Kinës Chang’e-5 ka zbuluar një aktivitet çuditërisht të ri vullkanik, vetëm 2 miliardë vjeç, duke përjashtuar teorinë se Hëna ka qenë gjeologjikisht e vdekur pas formimit të mostrave të Apollonit të paktën 3 miliardë vjet më parë.
- Bastiset vila luksoze e ish-presidentit të Paraguait, policia shtanget nga zbulimet nëpër muret e ndërtesës - 09/11/2026
- Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00 - 09/11/2026
- Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë? - 09/11/2026