Nata e së shtunës në Leskovac do të kujtohet gjatë si një nga mbrëmjet më të errëta në historinë e futbollit serb pas humbjes 0-1 nga Shqipëria, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Një disfatë e tillë ka shkaktuar tronditje në opinionin sportiv dhe valë të forta reagimesh nga gazetat më të rëndësishme.
Kurir ka goditur fort humbjen duke e titulluar: “Serbia përjeton një nga dështimet më të vështira në histori. Shqipëria feston në Leskovac dhe eliminon Serbinë nga Kupa e Botës”.
Një tjetër gazetë e rëndësishme si Blic Sport ka vendosur si titull kryesor: Tragjedi dhe fundi i ideve të Dragan Stojkovic: ëndrrat e Serbisë për Botërorin i shuan Shqipëria në Leskovac.
Edhe Alo.rs nuk tregon mëshirë për disfatën ndaj Shqipërisë: “Natë e vështirë në Leskovac” shkruan fillimisht portali i mirënjohur. “Shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në Dubocicë”.
Ndërkohë portali Zhurnal vendos një titull kritik: “Shqipëria feston në Leskovac, Manaj ndëshkon shqiponjat anemike“, thuhej në artikull.
Shqipëria ka arritur të rrëmbejë një fitore të madhe në Leskovac, 1-0 përballë Serbisë me golin e shënuar nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë.
- Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim! - 28/10/2026
- Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish - 28/10/2026
- Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe” - 28/10/2026