Në Pallatin e Kongreseve janë mbajtur homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra 2 ditë më parë në Gjykatën e Apelit.
Ceremonia u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, por edhe kolegë të gjyqtarit të ndjerë, prokurorë e gjyqtarë.
“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe, të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, shkroi Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë.
Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Kalaja menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.
Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.
- Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim! - 28/10/2026
- Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish - 28/10/2026
- Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe” - 28/10/2026