7.5 C
Tirana
15 / 10 / 2025

“Gjyqtari që do e dënojë, do hajë plumba si Astriti!”, xhaxhai i Elvis Shkambit kërcënon hapur

“Ai që do dënojë atë, do të përballet më të njëjtën gjë!”, me gjakftohtësi, është ky paralajmërimi që xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja, bën sot, 7 tetor, një ditë pas krimit të rëndë te Gjykata e Apelit Tiranë.

“Gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba!”, thotë Gjovalin Shkambi me tone të ashpra për Klan News, një kërcënim i hapur ky, pasi sipas tij “ka 13 vite që i shkojnë kryeministrit dhe gjithë qeverisë për atë pronë, që e kanë blerë”.

“Ai gjyqtar që do japë atë dënim, ka të njëjtin shpërblim. Provat i dhamë! Ose na çoni në burg”, deklaroi ai.

“Familjes së gjyqtarit i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami”, shtoi ai kur u pyet se a ka pendesë për atë aktin tragjik të nipit të tij, Elvis Shkambi.

“Ai gjykohet sikur u gjykua Astriti, mos u merrni me atë sport. E kemi blerë pronën me ligj e rregulla, jemi në borxh deri në fyt. Kush ta dënojë atë fat ka, qoftë edhe Donald Trump apo Papa! S’ka lojë me ne ma!”

Gjovalin Shkambi thotë se nuk i druhet hakmarrjes.

“Kush ta dënojë atë djalë, gjykohet me plumba në sallë të gjyqit prapë! Se më ka prerë në besë shteti, se ia kam blerë shtetit, s’ka gjyqtar që e dëno!”, kërcënon ai me tone të larta.

“I ha plumbat sikur Astriti!”, përfundon xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x