Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari i pyetur gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” nëse dekreti për zgjedhjet e Tiranës, që u firmos nga presidenti Bajram Begaj është apo jo antikushtetues, u shpreh se kjo vendimarrje i takon gjykatës.
Por nga ana tjetër, ai tha se nëse dekreti nuk kalon në Kushtetuese, juristët e Presidencës duhet të japin dorëheqjen.
Shkëlqim Hajdari: E kam perceptuar dhe unë si konsicionalistët e juristët, historitë janë në gjykatë, duhet të presim gjykatën.
Pjesa më e madhe kanë vërejtje për dekretin e presidentit, i cili duhet të priste pavarësisht se subjekti i ankimimit duhet ta conte në gjykatën e apelit administrative, Veliaj dhe avokatët kanë pretendim se i janë shkelur të drejtat e liritë kushtetuese.
Presidenti është i bindur se ka marrë vendimin e drejtë. Nëse do goditet dekreti I presidentit nga Kushtetuesja, juristët e presidencës duhet të japin dorëheqjen të gjithë. Ai është mjek.
Dhe mos të dekretosh është problem i madh se do të bëhs zgjedhje. Të mos dekretosh, gjykata Kushtetuese mund të shprehej se nuk është kompetente. Kjo merr disa muaj. Po interesat e qytetarëve. Është rrëmujë.
- Rusët u dorëzojnë SHBA-ve “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Kennedy-t - 16/10/2025
- 8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë - 16/10/2025
- “Hashim Thaçin e kanë vrarë”, Klosi zbulon të pathëna nga lufta e UÇK: Si na erdhi lajmi - 16/10/2025