5.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Sterilizimi/ Shtyhet seanca për ish-zv ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

Seanca e radhës për çështjen e sterilizimit, ku në bankën e të pandehurve ndodhen ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe gjashtë persona të tjerë, është shtyrë. 

Shkak për këtë u bë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët i kërkuan gjykatës më shumë kohë për të përgatitur qëndrimin e tyre lidhur me provat dhe konkluzionet e paraqitura nga SPAK. 

Prokurorët e SPAK e kundërshtuan shtyrjen, duke theksuar se mbrojtja ka pasur kohë të mjaftueshme për përgatitje dhe se kërkesa ishte pa bazë. 

Në këtë kuadër, ata kërkuan që të ndërpriten afatet e paraburgimit për të pandehurit, kërkesë që u miratua nga trupa gjykuese. 

Seanca e ardhshme është caktuar më 15 tetor, në orën 13:00. Sipas SPAK, për Klodian Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn, të cilët konsiderohen si dy nga figurat kyçe në këtë çështje, kërkohet një dënim me nga 10 vite burgim secili. 

Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tyre mund të ulet në 6 vite e 8 muaj, nëse shpallen fajtorë. Për zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, janë kërkuar nga 3 vite e gjysmë burg, që me uljen përkatëse shkojnë në 2 vite e 4 muaj. 

Për katër të pandehurit e tjerë, përfshirë edhe rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjatën, SPAK ka kërkuar dënime me burg të pezulluara në shërbim prove. Konkretisht, për Gjatën është kërkuar një vit e katër muaj burg, i cili në rast dënimi do të zëvendësohet me tre vite shërbim prove. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x