10.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Për cilën parti keni opinion pozitiv?/ Sondazhi: PD me rënie nga 11 maji

Në ABC News u publikuan të dhënat e sondazhit të përjavshëm me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre.

Janë 1187 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%.

Pyetjes “Për cilën nga dy partitë kryesore keni opinionin më pozitiv?”, zëri i shqiptarëve pohon në kuotën e 40 për qind të të anketuarve për Partinë Socialiste, 20.6 përqind prej tyre për Partinë Demokratike, ndërsa elektorati gri është në kuotën e 39.4 për qind.

Krahasuar me sondazhin e një jave më parë në ABC News, 41.3 përqind votuan për PS, 22.5 për qind votuan për PD, ndërsa elektorati gri ishte në kuotën e 36.2 për qind.

Pra dy partitë kryesore nga java në javë kanë ‘humbur’ në vota, ndërsa është shtuar elektorati gri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x