Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka deklaruar prerazi se kjo parti nuk do të bashkëpunojë kurrë me Partinë Demokratike. I ftuar në studion e emisionit “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH , ai e konsideroi PD-në, me në krye Sali Berishën, si “modelin e një partie të lidhur me oligarkinë ekonomike”.
“Ne e konsiderojmë veten tonë antisistemore, ku me sistem kuptojmë këtë lidhje të ngushtë që është ngritur ndër vite mes politikanëve, bizneseve, shpeshherë edhe botës së krimit. Për rrjedhojë, nuk hymë në negociata, aq më tepër me një emër si Sali Berisha”, tha Muçi.
Ai shtoi se, në parim, Lëvizja Bashkë mund të diskutojë me parti që kanë dallime ideologjike, por jo me struktura që përfaqësojnë të njëjtin model të vjetër të pushtetit.
“PD-ja e sotme, me në krye Berishën, është një parti e lidhur me oligarkinë ekonomike dhe mbahet në këmbë nga Edi Rama. Në analizën tonë, Berisha është një faktor që ndihmon pushtetin e Ramës, duke mobilizuar elektoratin e pakënaqur të PS-së nga frika e rikthimit të tij”, shtoi ai.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026