20.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Barack dhe Michelle Obama pushime në Itali në superjahtin e Spielberg

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle, janë fotografuar duke shijuar disa ditë pushimi në rivierën italiane, në bordin e superjahtit luksoz të regjisorit të famshëm Steven Spielberg.

Çifti i njohur, që kohët e fundit është përfolur shpesh për probleme martesore, u panë duke hipur në jahtin “Seven Seas”, me vlerë rreth 250 milionë dollarë dhe gjatësi 357 metra, por në ditë të ndryshme.

Sipas fotove të publikuara nga mediat ndërkombëtare, Spielberg e priti Michelle Obamën me krahë hapur të premten pasdite, ndërsa të shtunën në mbrëmje iu bashkua edhe Barack Obama, i cili mbërriti me një eskortë të plotë sigurie që përfshinte shërbimet italiane të inteligjencës, makina diplomatike, qen gjurmues dhe policinë ushtarake Carabinieri.

Gjatë fundjavës, Obamat kaluan kohë në kuvertën e jahtit së bashku me Spielberg dhe bashkëshorten e tij, aktoren Kate Capshaw, duke qeshur dhe duke shijuar ushqimin mes pamjeve mahnitëse të Portofinos. Në një moment, Barack u pa duke punuar në laptopin e tij, ndërsa Michelle shijonte atmosferën në kuvertë.

Pushimi i çiftit erdhi në të njëjtën kohë kur mbi 200 mijë njerëz u mblodhën në Glendale, Arizona, për të nderuar kujtimin e Charlie Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA dhe mik i ish-presidentit Donald Trump, i cili u vra më 10 shtator gjatë një aktiviteti në Utah Valley University.

Thashethemet për martesën e Obamave u shtuan më herët këtë vit, sidomos pas mungesës së Michelle në disa ngjarje të profilit të lartë, por ish-zonja e parë i hodhi poshtë këto spekulime në korrik, gjatë një episodi të podcastit të saj. “Nuk ka pasur asnjë moment në martesën tonë ku kam menduar të largohem nga burri im,” tha Michelle Obama./Burimi: New York Post

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x