Dhjetëra njerëz janë mbledhur sot në Windsor për të protestuar kundër vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili do të qëndrojë në Britani dy ditë në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje 10 miliardë-dollarëshe me kryeministrin Keir Starmer.
Ndërkohë që pritet ulja e avionit të Presidentit të shoqëruar nga gruaja e tij Melania, protestuesit e kanë shoqëruar kryengritjen e tyre me sloganin: “Thuajeni me zë të lartë, thuajeni qartë, Donald Trump nuk është i mirëpritur këtu”.
Protesta të mëtejshme priten gjithashtu nesër, me Koalicionin Stop Trump, i cili përfshin 50 sindikata dhe organizata bamirësie, duke thënë se do të organizojnë një demonstratë kombëtare në Londër kundër vizitës shtetërore.
- Emrat e viktimave të Holokaustit, Inteligjenca Artificiale ndihmon ekspertët në muzeun e Yad Vashemit në Izrael - 07/11/2025
- Tensione në Moskë, mediat ruse raportojnë se Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump, ja çfarë thotë zëdhënësi i Kremlinit - 07/11/2025
- “83 mandate që morëm na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë”/ Rama: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite - 07/11/2025