Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka njoftuar sot se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar dekretimin e ministres së AI, Diella.
Në një deklaratë për gazetarët, pasi braktisi sallën e Kuvendit kur nisi votimi i ndryshimeve të rregullores, ai tha se edhe këtë të fundit që kaloi vetëm me votat e mazhorancës, opozita do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Është një betejë e vështirë, betejë me të cilën natyrisht makineria dizinformuese e Diellës është e pakufishme, por ne do qëndrojmë për të vërtetën me besimin më të madh se ajo do triumfojë. Me besimin më të madh se, ne nuk po mbrojmë vetëm interesat e qytetarëve shqiptarë, por në qëndrimin tonë të fuqishëm ndaj narkoshtetit, ne po mbrojmë interesat e qytetarëve të rajonit, Europë dhe më gjerë.
Ju e dëgjuat mesazhin që erdhi nga Departamenti i Shtetit para 3 ditësh, mesazhi ishte shumë i qartë; përfaqësues e trafiqeve shqiptare shkojnë e negociojnë, mbajnë lidhje me bandat terroriste, kartelet terroriste të Amerikës Latine. Ju garantoj se ne do e faktojmë këtë në mënyrën më të fuqishme. Fatmirësisht çdo ditë vijnë lajme më direkte për rrezikshmërinë madhore të fondacionit ‘Soros’ në SHBA dhe botë. Dhe ne do qëndrojmë, kemi qëndruar dhe do qëndrojmë me të gjitha mundësitë tona ndaj ndikimeve. Ndikimeve të mbështetjes së narkoshtetit nga ky fondacion dhe ndikimeve ekstremiste të majta”, tha Berisha.
- “Të ketë kujdes!”/ Elsa Lila “lëshon bombën”, do çoj në gjyq Albina Kelmendin? Këngëtarja: Ka blerë votat. Hakmarrja serviret e ftohtë… - 30/10/2025
- PS refuzon kërkesën për komisionet, opozita braktis sallën pas 12 orësh përplasje në Kuvend - 30/10/2025
- Trump e quan Jack Smith një ‘kriminel’ që duhet të jetë në burg - 30/10/2025
 
                                    