I ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, gazetari Fitim Zekthi tha komentin e tij për dëshminë e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin në gjyqin e sotëm në Hagë për Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e UÇK-së.
Zekthi tha se dëshmia e Rubin mund të interpretohen si një ndërhyrje amerikane. Sipas tij ish-diplomati amerikan tha të vërtetën gjatë dëshmisë së tij. Ai shtoi se çdo kush duhet ta zhveshë Thaçin nga figura e tij politike e post-luftës dhe të mos mbajë inate ndaj tij sepse nuk është ajo për të cilën ish-kryeministri i Kosovës po gjykohet.
“Në kuptimin që vjen një ish-funksionar i lartë i SHBA-së është disi një ndërhyrje amerikane. Kur nisi konferenca e Rambujesë, ishin 3 pesëshe, udhëheqësit e UÇK-së, gazetarët dhe Rugova me LDK-në, dhe dihet që kur ndodhi konferenca, Hashim Thaçi që ishte ylli i atij delegacioni edhe nga mosha, tha që nuk marr dot vendime për këtë sepse duhet të konsultohem me njerëzit në Kosovë.
Kjo që tha Rubin sot është e vërteta. Mund të jetë një moment kthese dhe mendoj që do të jetë moment kthese. Gjyqi bëhet për periudhën 1998-2000 dhe mendoj se duhet të heqim çdo inat që kemi me Thaçin si kryetar i PDK-së apo si politikan në Kosove sepse nuk kanë lidhje fare me atë për të cilën po gjykohet sot. Duhet ta zhveshim nga kjo.
Ky është gjyqi më i rëndësishëm për Kosovën sepse nëse këta heronj shpallen fajtor, atëherë do të thuhet nga të tjerët se Kosova u çlirua nga kriminelë lufte”, tha Zekthi.
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026
- Lirimi nga burgu i Beqajt dhe largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten dhe blihen nga… - 31/07/2026
- “Në Aruba nuk ka pasur politikanë”, avokati i Artur Shehut, Kujtim Cakrani: Zvërneci është tokë e trashëguar, pronari ja shet kujtdo - 31/07/2026