Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë kreu i PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
Top Channel ka mësuar se nga kush do të zëvendësohen Doshi dhe Jorgo. Deputetët e rinj do të jenë Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta ishte kandidati i tretë në renditje i listës së mbyllur, ndërsa Markiçi, si gruaja më e votuar, me 614 vota.
Lajmi për dorëheqjen e Doshit dhe Jorgos, u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
- Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier? - 29/10/2026
- ‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror - 29/10/2026
- Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën! - 29/10/2026