Është ndarë nga jeta këtë të mëkurë Kolec Daja, një nga farmacistët më të shquar të Shqipërisë. Në një postim në rrjete sociale, miku i tij, Saimir Kadiu shkruan se farmaceutika shqiptare ka humbur një personalitet të madh të fushës, familja njeriun e saj më të dashur, dhe miqtë e kolegët një njeri fisnik, buzagaz dhe gjithmonë ndihmues.
Postimi i plotë
Sot, në orët e para të mëngjesit, u shua Kolec Daja, një nga farmacistët më të shquar të Shqipërisë. Një ish-student i shkëlqyer i Fakultetit të Mjekësisë, shef i shërbimit farmaceutik në Pukë, më pas kryespecialist në Drejtorinë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe më vonë Drejtor i FUFARMA-s.
Në fund të viteve ’90, themeloi Farmaci Daja, ndoshta farmacia më e njohur në Tiranë, e cila nuk ishte një farmaci e thjeshtë, por me plot gojën një institucion shkencor farmaceutik.
Farmaceutika shqiptare ka humbur sot një personalitet të madh të fushës, familja njeriun e saj më të dashur, dhe miqtë e kolegët një njeri fisnik, buzagaz dhe gjithmonë ndihmues.