Keir Starmer ka mbështetur sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe i ka bërë thirrje Iranit të kthehet në negociata, duke thënë se programi bërthamor i vendit ishte një “kërcënim i rëndë për sigurinë ndërkombëtare”.
Donald Trump njoftoi gjatë natës se SHBA-të kishin bombarduar tre centrale bërthamore në Iran, duke iu bashkuar sulmit të Izraelit ndaj regjimit të Teheranit, shkruan The Guardian.
Mbretëria e Bashkuar thton se nuk kishte përfshirje të tyre në këtë veprim. Starmer dhe sekretari i jashtëm, David Lammy, kishin kërkuar një zgjidhje diplomatike mes frikës se një veprim më i gjerë mund ta destabilizonte më tej rajonin.
Të martën, në samitin e G7-ës, Starmer kishte thënë se nuk kishte asnjë indikacion se SHBA-të po planifikonin t’i bashkoheshin sulmit, megjithëse më vonë gjatë javës ai kishte paralajmëruar për një “rrezik real përshkallëzimi” në konflikt, duke shtuar se kishte pasur disa raunde diskutimesh me Uashingtonin dhe “kjo është mënyra për ta zgjidhur këtë çështje”.
- Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe - 01/07/2025
- “Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq! - 01/07/2025
- Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat - 01/07/2025