Një raketë balistike e lëshuar nga Irani goditi Haifën pak kohë pasi bombarduesit emerikanë sulmuan centralet bërthamore të Iranit, raportojnë mediat izraelite. Në njoftim thuhet se sirenat e alarmit, ndryshe nga herët e tjera, nuk u dëgjuan në qytetin verior fillimisht.
Më vonë, aktivizimi i sirenave në Izraelin verior njofton se Irani nisi të lëshojë breshëri raketash balistike te cilat shkaktuan te pakten 16 te plagosur sipas vleresimeve te para.
Civilët në zonat ku bien sirenat udhëzohen të qëndrojnë në strehimore kundër bombave deri në njoftim të mëtejshëm.
Komanda e Frontit të Brendshëm të IDF-së thotë se civilët mund të largohen nga strehimoret pas sulmit me raketa balistike të Iranit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin - 27/04/2026
- Seancë e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e presidentit në Kosovë/ Nis votimi, opozita mungon - 27/04/2026
- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026