18.5 C
Tirana
22 / 04 / 2026

Miratohet akti normativ: Kondicioneri nën 21 gradë në zyra, pas orës 22:00 nuk ndriçohen fasadat e godinave

Qeveria ka miratuar aktin normativ për kursimin e energjisë elektrike në kushtet e emergjencës energjetike të shpallur nga këshilli i ministrave.

Në nenin 4 të këtij akti normativ përcaktohet se institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato të varësisë duhet të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike në masën 15% krahasuar me vitin e shkuar.

Ata do të bëjnë raportim pranë Task Forcës së Energjisë brenda 7 ditësh nga hyrja në fuqi e aktit normativ në lidhje me verifikimin e pajisjeve që konsumojnë shumë energji elektrike dhe masave të vendosura.

Mosarritja e pragut të vendosur për dy muaj nga ana e institucionit do pasohet me gjobë për titullarin e saj ose administratorin e ka përgjegjësi mbi subjektin apo objektin në fjalë.

Në masat e përcaktuar për konsumin e energjisë për abonentët jo familjarë është ndalimi i përdorimit të ajrit të kondicionuar në temperaturë jo më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe jo më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit.

Ndërkohë është vendosur ndërprerja e ndriçimit të jashtëm të godinave pas orës 22:00, ndërprerja e ndriçimit rrugor dhe i objekteve të kulturës, monumenteve, shatërvanëve apo shesheve.

Në rast shkelje të këtij akti normativ, qeveria ka vendosur ndëshkimin me 50 mijë lekë gjobë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x