Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në një deklaratë për media para nisjes së punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Europian është shprehur se duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë.
Giorgia Meloni: Nuk do të kërkojmë alternativa, por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar, për një marrëveshje serioze paqeje që të ketë garanci sigurie për Ukrainën. Po vazhdojmë të punojmë edhe për këtë objektiv.
Ndërkohë Meloni është pyetur edhe në lidhje me kampin e Gjadrit, nëse e ka vizituar ditën e sotme.
Giorgia Meloni: Nuk kam pasur kohë. Jo nuk kam kohë, por puna po vazhdon dhe kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit, duke dëshmuar që siç kemi premtuar jemi në rrugën e duhur.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026