Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik Europian, në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Në një prononcim të shkurtër për media, ai tha se ishte i lumtur që ndodhej në Tiranë, për të marrë pjesë në samit, ndërsa theksoi se qëllimi i tij është thellimi o bashkëpunimit me liderët e vendeve të BE-së.
“Jam i lumtur të jem këtu. Po shoh të takoj shumë liderë evropianë dhe të bashkëpunojmë më ngushtë. Qëllimi im është të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të vendeve evropiane, por edhe me vendet e tjera. Jam i lumtur që jam këtu”, tha Merz, i cili së fundi u bë kancelar i Gjermanisë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026