Shumë liderë botërorë janë mbledhur në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill.
Mes tyre, të pranishëm ishin dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Edhe pse disa media theksuan se të dy ata do të kërkonin të shmangnin njëri-tjetrin, zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nikiforov tha për mediat ukrainase se të dy ata patën një takim, shkruan BBC.
Kjo përballje e tyre ndodhi pak para se të niste ceremonia mortore, ndërsa detajet se për çfarë ata folën nuk janë zbuluar ende.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Data e zgjedhjeve të parakohshme, Albulena Haxhiu mbledh nesër krerët e partive politike - 29/04/2026
- Fundi i një epoke, “vallëzimi i fundit” i Antoine Griezmann në “Metropolitano” - 29/04/2026
- Zyrtarët iranianë bojkotojnë Kongresin e FIFA-s në Kanada pas “sjelljeve të papërshtatshme” në aeroport ndaj zyrtarëve të tyre - 29/04/2026