20.5 C
Tirana
19 / 04 / 2025

Përplasja me agjentët e BKH në Fier, zbardhet dëshmia e dy nipërve të Kapllanajt: Nuk e dinim se ishin nga SPAK

Zbardhet dëshmia e dhënë në polici nga tre të arrestuarit lidhur me përplasjen mes njerëzve të Agron Kapllanaj në kompaninë e të vëllait në Fier dhe hetuesve të BKH dhe efektivëve të policisë. Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj (dy nipërit e Kapllanajt) dhe Gerald Kollçaku akuzohen me akuzën ‘Goditje për shkak të detyrës’.

Burimet bëjnë me dije se në dëshminë e tyre në polici se nuk e dinin që personat me të cilët u përplasën ishin të SPAK, në të kundërt nuk do të silleshin në këtë mënyrë.

Në një komunikim zyrtar një ditë më parë, SPAK, ndonëse nuk dha shpjegime, tha se hetuesit janë bërë objekt i sulmit pa asnjë shkak. Sipas SPAK, hetuesit e BKH-së dhe efektivët e policisë po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x