Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, në vazhdën e takimeve në universitete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Durrësit.
“Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme”, tha që në fillim të fjalës së vet Dumani që e vlerësoi tejet të rëndësishme marrëdhënien e institucionit që drejton me universitetet si vatra të dijes.
Sipas Dumanit, shteti i së drejtës, që aspirojmë, kërkon kontributin e të gjithëve.
“Reforma në Drejtësi e mbështetur dhe koordinuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, u realizua përmes ndryshimeve kushtetuese, ligjore dhe institucionale. Qëllimi i saj është rritja e pavarësisë së sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik dhe çlirimi i tij nga korrupsioni dhe paaftësia.
SPAK dhe BKH u krijuan për të goditur këto fenomene që lëndojnë një shtet, e pengojnë të ecë para dhe e stepin shpresën për një të ardhme më të mirë.
SPAK ka treguar se është i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht fuqisë politike, ekonomike apo lidhjeve me botën e krimit të organizuar. jem i të vetëdijshëm se ka shumë sfida për të çrënjosur korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar”, tha ai.
- “Sulmi ndaj Gonzatos, gafë e madhe e Berishës”/ Mile: Po sulmon indirekt Bashkimin Europian - 12/05/2026
- Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar - 12/05/2026
- A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare! - 12/05/2026