Nga Eduard Zaloshnja
Në sistemin aktual zgjedhor nuk ekziston një prag ligjor për marrjen e një mandati në secilin qark. Në bazë të formulës D’Hont, kualifikohen për të marrë mandate vetëm partitë që kalojnë një prag arithmetik të votave në secilin qark.
Llogaritja e saktë e këtij pragu për një qark të caktuar mund të bëhet vetëm pasi të jenë numëruar të gjitha votat e qarkut. Por një parashikim paraprak mund të bëhet bazuar në sondazhet e derisotme nëpër qarqe, si dhe në përvojën e Kosovës me votat nga emigracioni (meqë në Shqipëri nuk kemi patur një përvojë të tillë).
Duke ndërthurur të dhënat e mësipërme, kam bërë një parashikim paraprak të pragut arithmetik për mandat në çdo qark (shihni tabelën e mëposhtme). Pragu arithmetik në një qark shërben si orientim jo vetëm për partitë e vogla që synojnë ta kalojnë pragun, por edhe për partitë e mëdha që synojnë të marrin disa mandate në secilin qark.
Fjala vjen, partitë e mëdha në Qarkun Shkodër, duhet të marrin pesëfishin e votave të pragut arithmetik, që të sigurojnë 5 mandate atje. Përndryshe, mbeten me 4 mandate… Ose në Qarkun Dibër duhet të marrin trefishin e votave të pragut arithmetik, që të sigurojnë 3 mandate atje. Përndryshe, mbeten me 2 mandate… E kështu me rradhë.

- “Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj! - 03/11/2026
- Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi - 03/11/2026
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes - 02/11/2026