Këngëtarja Mihrije Braha, ka imituar Edi Ramën i cili i mbylli sytë homologut të tij kosovar Albin Kurtit.
Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale shihet në një dasmë, ku shkon dhe i mbyllë sytë të shoqit.
Ndërkohë në një intervistë për Euronews Albania, tha se veprimi i Ramës i duk funny.
“Ideja ishte momentale dhe me thënë të drejtën kur kam parë videon e Edi Ramës me Albin Kurti mu duk aq fanny sa kam qesh. Ne artistët jemi apolitikë. Videon e bëmë qëllimisht. Shkova t’i mbyllja sytë sepse në sekonda mu kujtua gjesti i Ramës. Ne na bën përshtypje politika dhe aq më tepër politika vëllazërore, kështu që çdo takim i dy kryeministrave shqiptarë ne na bën kureshtarë. Veprimi i Ramës mu duk shumë funny, na rikujtoi fëmijërinë. Më pëlqeu që kisha rolin e Ramës në këtë video”- tha ajo