Hapësira ku libri nuk ka kufij – Lexo gjithmonë dhe kudo ndodhesh!
Të gjithë ata që punojnë në fushën e editorisë për fëmijë e njohin shumë mirë një prej panaireve më të rëndësishëm me përmasa ndërkombëtare – kushtuar botimeve për fëmijë dhe tërinj – “Bolonja Children’s Book Fair”. Këtë vit është edicionii 62-të, i cili zhvillohet në datat 31 mars – 3 prill 2025, me pjesëmarrjen e 1500 botuesve nga 90 vende të botës.
Gjatë këtyre ditëve Bolonja kthehet në pikëtakimin më tërëndësishëm të botës ku botues, agjentë letrarë, shkrimtarë,ilustrues dhe përkthyes ekspozojnë botimet dhe krijimet e tyre, shesin të drejta në gjuhë të ndryshme dhe ndërveprojnënë aktivitete të shumta që kanë të bëjnë me industrinë e librit, leximin dhe lexuesit, zhvillimin e krijimtarisë së artistëveilustrues etj. I ftuar nderi këtë vit është Estonia.
Për katër ditë Bolonja do të jetë edhe kryeqendra e ilustruesve të cilët prezantojnë punimet e tyre për botuesit, agjentët letrarëapo edhe shkrimtarët, duke krijuar kështu mundësi të reja bashkëpunimi. Po kështu punimet e paraqitura vlerësohen edhe nga një juri e veçantë.
Në këtë panair jepen disa çmime të rëndësishmendërkombëtare për të gjitha gjinitë e botimeve për fëmijë dhe për ilustruesit më të mirë. Ky panair feston vitin e 60-të tëçmimit “BolognaRagazzi Awards”, i cili jepet që nga viti 1966 dhe viti i 10-të i çmimit “Strega Ragazze e Ragazzi”.
Po kështu disa tituj shumë të vlerësuar nga lexuesit festojnëpërvjetorë të rëndësishëm botimi, si p.sh. Pipi çorapegjata (vitin e 80-të të botimit), Pimpa (vitin e 50-të) etj.
Mesazhi “Rritemi mes librave” është i pranishëm kudo edhe në qytetin e Bolonjës ku do të zhvillohen shumë aktivitete dhe biseda me krijues dhe artistë ilustrues.
Pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme bëhen edhe botuesit nga Shqipëria, të cilët sjellin në shqip autorët më të mirë nga e gjithë bota.