Autoritetet kanë identifikuar volumin e të ardhurave nga platformat e internetit për individët në Shqipëri.
Ndërsa kanë kujtuar datën e fundit për deklarimin e të ardhurave, 1 prill, nga verifikimet paraprake zyrtare deklarohet se rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët.
Në dorëzimin e DIVA 2024 (Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave) këto të ardhura janë përfshirë si detyrim për deklarim. Ky i fundit ka pësuar shtyrje për një ditë nga afati i mëparshëm, 31 mars, për shkak të ditës së pushimit.
Detyrimin për deklarimin e DIVA-s e kanë individët rezidentë dhe jorezidentë, që gjatë vitit 2024 kanë pagë bruto vjetore mbi 1,2 milion lekë; janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.
Deklarata vjetore e të ardhurave gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të.
- “Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj! - 03/11/2026
- Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi - 03/11/2026
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes - 02/11/2026