13.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

“Na ndihmoni ta varrosim në Berlin”! Miqtë e palestinezes që u vra në Tiranë kërkojnë të tërheqin trupin nga morgu

Miqtë e 24-vjeçares të cilët kanë kontaktuar me redaksinë e BallkanWeb, kanë konfirmuar lajmet se familjarët e Rayyan nuk kanë shkuar në morg për të tërhequr trupin e viktimës.

Sipas tyre, familjarët nuk duan ta tërheqin trupin pasi ka qenë vetë nëna dhe babai i saj që kanë bërë planin për vrasjen e Rayyan Alwan.

Për rrjedhojë ata kërkojnë që të tërheqin trupin e mikes së tyre, raporton gazetarja Sonila Topalli.

Ata kanë kërkuar ndihmën e News24 për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që trupi i pajetë i së ndjerës të tërhiqet prej tyre dhe të varroset në Gjermani.

“Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban”, shprehen ata.

Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x