Në bordin e avionit të tij presidencial, Air Force One, të dielën në mbrëmje, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi gazetarët se do të flasë me Presidentin rus, Vladimir Putin, të martën.
Ai tha se është bërë “shumë punë” gjatë fundjavës dhe se do të shohin nëse kanë “diçka për të njoftuar” të martën.
Kjo vjen një javë pasi delegatët e SHBA-së dhe Ukrainës u takuan në Arabinë Saudite, ku njoftuan mundësinë e një armëpushimi 30-ditor – hapi i parë drejt përfundimit të luftës.
Megjithatë, SHBA-ja ende po përpiqet të bindë Rusinë që të pranojë.
Lidhur me bisedimet me Putinin, Trump tha: “Mendoj se do të flasim për tokën. Situata është shumë ndryshe nga ç’ishte para luftës, siç e dini. Do të flasim për termocentralet, kjo është një çështje e madhe.
“Por mendoj se kemi diskutuar shumë nga këto tashmë mes të dyja palëve, Ukrainës dhe Rusisë. Jemi duke folur për këtë, për ndarjen e disa aseteve, dhe ata po punojnë për këtë.”
“Ne duam të shohim nëse mund ta përfundojmë atë luftë. Ndoshta mundemi, ndoshta jo, por mendoj se kemi një shans shumë të mirë.”, deklaroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026