Me një podcast maratonë kryesocialisti Edi Rama ka nisur fushatën promovuese për gjithë kandidatët e rinj në listat për deputet.
Mes kandidatëve të ftuar ishte edhe Iris Luarasi, e cila është vendosur në listën e mbyllur të Qarkut të Tiranës.
Gjatë bisedës Rama dhe Luarasi patën një “përplasje” në momentin që përmendi emrin e Sali Berishës.
Luarasi: Unë në fakt vij nga një familje që është e majtë, edhe kjo ndoshta mendoj unë ka qenë gjithë pjesa e organizimit. Kam dalë në media, por jo gjithmonë pro të majtës, për hir të së vërtetës.
Në fakt, im atë është pushuar në vitin 1992 nga reforma ushtarake që bëri Berisha në atë kohë.
Rama: Aman, të lutem, mos ma përmend atë emër këtu. Atë emër nuk e dua këtu.
Luarasi: Unë asaj kohe punoja dhe gjithë lekët që merrja i çoja në shtëpi. Edhe këto gjëra e shënjojnë jetën e njeriut dhe jam nënë e dy fëmijëve.
- Traktati i ri START, në prag të ‘vdekjes’/ Marrëveshja e fundit për kontrollin bërthamor SHBA-Rusi skadon më 5 shkurt - 01/02/2026
- Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur Fitim Makashi - 01/02/2026
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026