Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi të pjesshëm. Afati i fundit i vendosur nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), që detyronte kompanitë e internetit të ndalonin plotësisht aksesin deri më 13 mars, është shtyrë për disa ditë.
Sipas burimeve nga AKSK, procesi teknik për bllokimin e plotë do të zgjasë deri në 10 ditë, pasi kërkohen hapa shtesë për ekzekutimin e plotë të masës. Kjo përfshin koordinimin me kompanitë që operojnë shërbimet e internetit dhe zbatimin e procedurave për heqjen e aksesit nga pajisjet mobile.
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut u propozua nga kryeministri Edi Rama pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. Pas kësaj, qeveria zhvilloi konsultime me 65 mijë prindër dhe mësues, duke e argumentuar mbylljen si një masë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dhunshme dhe rreziqet online.
Rihapja e mundshme e TikTok-ut do të varet nga angazhimi i kompanisë për të vendosur filtra dhe masa mbrojtëse që do të kufizojnë përmbajtjet e dëmshme për të rinjtë.
- Zgjedhjet në SHBA, si mund të marrin demokratët kontrollin e Kongresit? CNN rendit pesë faktorët që mund të ndikojnë në rezultat - 03/11/2026
- Tragjedia në futbollin spanjoll/ Përplasi për vdekje sulmuesin, çfarë bëri më pas portieri 25-vjeçar? - 03/11/2026
- Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike - 03/11/2026