Zv. kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella.
Në një reagim në Facebook, Balluku shpreh sot se kjo linjë direkte fluturimi zgjeron mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh.
Gjatë vizitës në Izrael, Balluku takoi Dina Ben-Tal Ganancia, drejtore e përgjithshme e kompanisë ajrore kombëtare izraelite ELAL.
“Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të fushave të ndryshme nga sektori turizmit dhe showbiz-it, me fokus promovimin e vendit tonë si një atraksion turistik më interesant për Evropën, theksoi Balluku.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026