Gjyqtari i Posaçëm, Erion Bani, do të shqyrtojë sot një kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e një aparati telefonik celular.
Bëhet me dije se pajisja elektronike i është sekuestruar Veliajt nga agjentët e BKH në momentin e arrestimit, por kryebashkiaku pretendon se veprimi është i paligjshëm.
Seanca në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë në oren 09:00 të mëngjesit të sotëm, raporton A2 CNN.
Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.
Po ashtu fillimisht për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën u vendos masa e ‘arrestit në shtëpi’, por më pas GJKKO vendosi që kjo masë të lehtësohej në ‘detyrim paraqitje’.
Kujtojmë se Veliaj është shprehur se është i pafajshëm dhe arrestimi i tij është i paligjshëm, me qëllim për ta goditur politikisht.
- Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin - 03/11/2026
- Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey - 03/11/2026
- U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën, kapiteni grumbullohet sërish me “Helvetët” - 03/11/2026