I jepet sot lamtumira e fundit Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Ceremonia mortore nis në orën 11:00, në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në vendin tonë, në një vend të posaçëm brenda Kishës.
Ceremonia do të drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet. Bartolomeu do të mbajë fjalimin e parë dhe do të drejtojë meshën.
https://www.facebook.com/share/v/1BAxtLCKMq/?mibextid=wwXIfr
Latest posts by Gazeta Pena (see all)