7.5 C
Tirana
01 / 12 / 2025

Ankand, shiten për 87 mijë dollarë xhinset e vitit 1880 të gjetura në një minierë

Një palë xhinse Levi’s të viteve 1880 janë shitur në një ankand në një qytet të vogël në New Mexico për më shumë se 87,000 dollarë.

Xhinset, të gjetura në një minierë të braktisur nga një “arkeolog xhinsesh”, u blenë nga 23-vjeçari Kyle Hautner dhe Zip Stevenson, një veteran i tregut të xhinseve të cilësisë së mirë.

“Ne nuk kishim ndonjë plan për t’i blerë xhinset së bashku derisa filloi ankandi”, tha Stevenson.

Xhinset u shitën për 87,400 dollarë, një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një palë xhinse. Hautner pagoi 90%, ndërsa Stevenson kontribuoi me 10% të mbetur

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x