Një koalicion prej 22 shtetesh të udhëhequra nga demokratët, së bashku me Distriktin e Kolumbisë dhe qytetin e San Franciskos, po padisin administratën Trump mbi përpjekjen e saj për t’i dhënë fund shtetësisë së të drejtës së lindjes.
Urdhri ekzekutiv i presidentit Donald Trump kërkon të ndryshojë rregullat e dhënies së shtetësisë për fëmijët e emigrantëve që ndodhen në SHBA ilegalisht ose me viza të përkohshme. Koalicioni Demokratik argumenton se urdhri i Trump shkel Kushtetutën e SHBA dhe subjekt i këtij ndryshimi mund të jenë mbi 150 mijë fëmijë që lindin çdo vit në SHBA.
Amendamenti 14 thotë: “Të gjithë personat e lindur ose të natyralizuar në Shtetet e Bashkuara dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë.”
Urdhri argumenton se kushtetuta është keqinterpretuar, duke argumentuar se “subjekt i juridiksionit të saj” u referohet vetëm fëmijëve të qytetarëve ose banorëve të përhershëm të ligjshëm.
Ndryshimi i kushtetutës do të kërkonte dy të tretat e votave në të dyja dhomat e Kongresit dhe shumica e studiuesve juridikë pajtohen se Trump nuk mund t’i japë fund shtetësisë së të drejtës së lindjes me një urdhër ekzekutiv .
Shtetet që përbëjnë koalicionin janë Nju Jorku, Kalifornia, Kolorado, Connecticut, Delaware, Hawaii, Maine, Maryland, Massachusetts, Michigan, Minesota, Nevada, New Jersey, New Mexico, North Carolina, Rhode Island, Vermont dhe Wisconsin.
- Bamir Topi homazhe për Servet Pëllumbin: Një nga burrat më të mirë në politikë - 06/05/2026
- SOT, NË DITËLINDJEN E SKËNDERBEUT/ Gjergj Kastrioti, “krijesa më hyjnore e kësaj race luftëtare”, kreshta më e lartë e krenarisë - 06/05/2026
- Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë - 06/05/2026