Thuhet se Dua Lipa dhe Callum Turner kanë shënuar një moment të veçantë në jetën e tyre, pasi aktori i njohur i ka propozuar këngëtares gjatë periudhës festive të Krishtlindjeve me një gjest të bukur dhe romantik. Çifti, i cili ka qenë në një lidhje për më shumë se një vit, kanë vendosur të fejohet në mënyrë diskrete, duke mbajtur privat momentin e tyre të lumtur.
Dua, 29 vjeçe, dhe Callum, 34 vjeç, janë përshkruar si të dashuruar kokë e këmbë dhe shumë të lumtur për hapin e rëndësishëm që kanë ndërmarrë. Sipas burimeve, ata planifikojnë të festojnë fejesën me miqtë dhe familjen e tyre në natën e Vitit të Ri.
Ndërsa fansat janë të emocionuar për këtë hap të madh, çifti po shijon jetën e tij personale dhe së bashku, ata po krijojnë kujtime të bukura për të ardhmen.


- VIDEO/ “Unë jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon të burgosurin palestinez: Fundi yt është… - 28/09/2026
- “Ne këtu gjejmë arsye shpesh për debat, por biem dakord vetëm për…”, Rama mesazhe të qarta BE-së: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh - 28/09/2026
- “Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur! - 28/09/2026