Këngëtari Alban Skënderaj i njohur për hitet e tij të njëpasnjëshme si “Eklips” apo “Unë dhe ti” ka organizuar mbrëmjen e djeshme një koncert fantastik në Shkodër.
Koncerti u organizua me mbështetjen e plotë të Bashkisë Shkodër dhe kryetarit Benet Beci që shërbyen si sponsor gjeneralë.
Eventi erdhi në sheshin përpara Bashkisë dhe kryetari Beci si zakonisht në këto raste e ftoi këngëtarin e famshëm njëherë në zyrën e tij dhe më pas dolën në ballkon për të përshëndetur fansat e shumtë.
Kujtojmë se Alban Skënderaj është dhe i njohur për duetet me Mentor Hazirin dhe është një figurë tejet e njohur e skenës shqiptare me pjesëmarrje të shumta dhe në Shfaqje kombëtare. Pjesëmarrja ishte e shumtë dhe atmosfera e hareshme.
















- Me përjashtime nga partia bëhen edhe filma… - 16/11/2026
- “Shqetësuese!”- Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e BE, Haxhiu: Bie ndesh me parimet europiane të paqes, presim sqarim nga KE! - 16/11/2026
- Liga e Kombeve/ Anglia “shkurorëzon” Spanjën, “La Roja” bie pas 43 ndeshjesh! Italia e bën dramë, Franca merr vendin e parë - 16/11/2026