Është zhvilluar këtë të premte seanca dëgjimore me AKSHI-n lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS. Gjatë kësaj, mbledhjeje drejtuesja e AKSHI-t, Linda Karcanaj, u shpreh se informacionet janë te klasifikuara si sekrete ose tepër sekrete.
Nga ana e tij Nasip Naço ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias. Edhe drejtuesja e AKSHI-t kishte te njejten kërkese.
“Për shkak të faktit që gjatë diskutimit do të trajtojmë informacion që është i klasifikuar, sekret ose tepër sekret unë do tju lutesha që seanca të zhvillohej pa praninë e kamerave, me dyer të mbyllura”, u shpreh drejtuesja e AKSHI-t.
Kjo kërkesë u hodh në votim, ku deputetët e mazhorancës votuan pro, ndërsa nga tre deputetët e opozitës që ishin të pranishëm, dy votuan kundër mbajtjes së seancës me dyer të mbyllura dhe njëri abstenoi.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço kërkoi nga deputetët që të dorëzojnë celularët e tyre, me qëllim mos përhapjen e informacioneve, që do të jepen nga drejtuesja e AKSHI-t.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026