Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat e KFOR-it mbështesin përpjekjet e diplomatëve të Bashkimit Evropian për të arritur përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai ka deklaruar se në takimin në Bruksel ka pasur njoftime të reja nga disa shtete për rritjen e mbështetjes për misionin e KFOR-it, derisa ka shtuar se “rritja e tensioneve në Kosovë është e dukshme, jo vetëm në lidhje me çështjen e targave”.
“Ballkani Perëndimor është një rajon në Evropë ku BE dhe NATO bashkëpunojnë shumë ngushtë. Ne ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale, fillimisht në Bosnjë e Hercegovinë, pastaj në Kosovë”, tha ai pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel.
“Ne kemi prezencën tonë, misionin e KFOR-it në Kosovë. Aleatët janë të përkushtuar të vazhdojnë të kontribuojnë për forcat”, tha Stoltenberg, shkruan Aljazeera.
Duke folur për Bosnjën e Hercegovinën, ai tha se është një nga vendet që janë në rrugën e anëtarësimit në NATO, të cilin Aleanca e mbështet, por theksoi se ky vendim në fund të fundit do të jetë vendim i Bosnjë e Hercegovinës.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026