18.5 C
Tirana
13 / 03 / 2026

OKB miraton rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA, 143 vende refuzuan aneksimin e paligjshëm rus

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përshëndeti votimin nga OKB të rezolutës kundër aneksimit të territoreve të Ukrainës nga Rusia të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.

“143 vende refuzojnë aneksimin e paligjshëm rus të territorit ukrainas”, u shpreh Xhaçka në një reagim në rrjetet sociale.

“Tashmë është e qartë për të gjithë se referendumet e rreme nuk mund të fshehin paligjshmërinë e rrëmbimit të tokës nga Rusia”, theksoi Xhaçka.

“Bota nuk do të pranojë një shkelje kaq flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, shtoi më tej Xhaçka.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që dënon aneksimin e paligjshëm nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës. 143 vende votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x