Kryeministri Edi Rama do të jetë i pari nga liderët ballkanikë që do të pritet në orën 17:00 nga shefi i ri i Këshillit Europian, Antonio Costa. Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Në mbrëmje liderët e rajonit do të jenë së bashku në një darkë informale me krerët e rinj të BE-së.
Ky takim vjen para zhvillimit të samitit mes shteteve të BE-së dhe atyre të rajonit që mbahet më 18 Dhjetor në kryeqytetin belg. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.
Samitet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë të rregullta dhe zhvillohen së paku një herë në vit. Këtë traditë pritet ta ruajë edhe presidenti i ri i Këshillit Europian. Po ashtu me liderët e rajonit do të prezantohen edhe shefja e re e diplomacisë europiane Maja Kallas, si dhe ajo për Zgjerimin, Marta Kos.
- Nga e pamundura në nevojë, si u arrit rikthimi i Zhoze Murinjos te Reali! Portugezi do të firmos deri në vitin… - 16/05/2026
- Një shkrim për veprën e Koço Kosta dhe një shpjegim për lexuesit: PËRSE? - 16/05/2026
- Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA - 16/05/2026