Dita e flamurit duket se ka veshur kuq e zi jo vetëm Tiranën dhe Shqipërinë, por të gjithë Ballkanin, pasi festa është kremtuar në çdo qytet ku jetojnë shqiptarë.
Ndërsa në Tiranë u mbajt “Parada e Shqiptarëve” festime të shumta ka patur edhe në Prishtinë e Tetovë. Një tjetër moment emocionues ka qenë valëvitja e flamurit shqiptar në ndërtesën e komunës së Preshevës. Por, festime ka patur edhe në Athinë, ku një grup shqiptarësh janë mbledhur në qendër të kryeqytetit grek me flamuj kuq e zi, duke kënduar e kërcyet me këngë dhe valle tradicionale shqiptare.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026
- Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë - 05/08/2026
- Dy shqiptarë të RMV, non grata/ Leka: Kush shan Shqipërinë, nuk duhet lejuar në vend. Qarqe të huaja duan destabilitet - 05/08/2026