1.5 C
Tirana
05 / 02 / 2025

VIDEO/ 80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit dhe ambasadorë, homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”

Krerët e shtetit kanë zhvilluar homazhet në “Varrezat e Dëshmorëve” , ku sot shënohet edhe 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj së bashku me figura të tjera të politikës në vend kanë vendosur kurora me lule te monumenti “Nënë Shqipëri”.

Në 80-vjetorin e Çlirimit janë nderuar dhe përkujtuar të gjithë heronjtë që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Monumenti “Nëna Shqipëri” është një statujë e rëndësishme dhe simbolike, e cila përfaqëson nderimin dhe kujtimin e dëshmorëve të atdheut që kanë luftuar dhe sakrifikuar për lirinë e Shqipërisë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Monumenti u ngrit pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka një rëndësi të veçantë në histori, pasi përmes tij kujtohet periudha e okupimeve të huaja që kaloi Shqipëria, fillimisht nën pushtimin italian prej 7 prillit 1939, dhe më pas nën pushtimin gjerman pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943. Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë luajti një rol të rëndësishëm në çlirimin e vendit, dhe në 29 nëntor 1944, Shqipëria shpalli çlirimin e saj me fitoren e forcave nacionalçlirimtare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x