Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka konsideruar lirimin e Berishës si pasojë e zhvillime politike në vend por edhe në SHBA. Noka tha se me fitoren e Dondal Trump si president i SHBA-së, solli edhe “prerjen e metastazave” të Sorosit në Shqipëri.
Gjithashtu një tjetër arsye e lirimit të tij është edhe aksioni i opozitës për mosbindje civile.
“Lirimi i Berishës erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike. E para ishte fitorja e Trump që preu metastazat e Sorosit edhe në Shqipëri. E dyta janë rezolutat mbështetëse të partnerëve që i bënë PD, ai PPE dhe CDI-së, që flasin për një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsionit dhe kur opozitës i janë mbyllur hapësirat. Faktori i tretë është rezistenca dhe qëndresa e demokratëve dhe opozitarëve, është mosbindja civile, të gjitha këto bënë që e vërteta të triumfojë”, tha Noka.
Më 27 nëntor Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi të hiqte çdo masë sigurie ndaj Berishës, i cili prej gati 1 viti ndodhej në “arrest shtëpie” për shkak të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026