Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nisi me incidente nga ‘militantë’ të Partisë Demokratike të cilët ishin infiltruar në rradhët e shqiptarëve që kishin ardhur për të dëgjuar Ramën.
Ndërsa kryeministri nisi të fliste, nga salla u dëgjua një person që thërriste “Rama ik!“ E ndërsa personeli i sigurisë u kujdes ta largonte Rama tha se Partia Demokratike nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj.
“Ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera që të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Megjithatë me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj.
Këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj. Ata pak që ishin futur si diversantë nuk janë fajtorë se përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata e ju me votë duhet ti tregoni se duhet të largohen një herë e mirë.
Dasia u shfaq sot. 3 mijë veta këtu e 30 vetë jashtë. E kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve, që shajnë e predikojnë shkatërrim” tha Rama.
- Çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e çështjes Balluku - 06/02/2026
- Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër - 06/02/2026
- Kushtetuesja nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, ngelet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra - 06/02/2026