Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin për Drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Antikorrupsionit, Insidor Rexhepin.
Rexhepi ka mbajtur më parë postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPA.
Vendimi i Këshillit të Ministrave sot:
“MËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
- Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
- Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump - 06/08/2026
- Mohamed Salah mbërrin te Trabzonspor, Ernest Muçi bën gjestin e veçantë për të pritur ikonën e Egjiptit - 06/08/2026
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026