13.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

“Salla e Kuvendit, nxitëse e gjuhës së dhunës”, Rama për reagimet lidhur me vrasjen e 14 vjeçarit: Ata që derdhin lot krokodili janë në fakt…

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Parlamentin nxitëse të gjuhës së dhunës në vend.

Duke folur në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë ai u shpreh se “Tragjedia e nxënësit 14 vjeçar, e familjes së tij dhe komunitetit të shkollës Fan Noli është shumë e madhe për t’u futur në perimetrin shumë të ngushtë të sherrit të një pseudo-elite politike dhe mediatike e cila përditë, përnatë, devijon çdo interes kombëtar dhe publik, çdo problem apo ngjarje dhe deri çdo fatkeqësi dhe tragjedi në kanalin e llumit të interesave të veta për pushtet dhe për biznes me ndjenjat dhe hallet e popullit”.

Sipas kreut të qeverisë “Kjo tragjedi duhet të na bashkojë si prindër dhe si qytetarë për të kuptuar se gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vet të frontit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda mureve të shkollës dhe shtrihet kudo ku zhvillohet jeta e fëmijëve tanë përfshi dhe ekranet e TV ku shumica dërrmuese e atyre që derdhin lot krokodili për Shqipërinë dhe popullin janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe herë pas here nxitës të hapur të dhunës, duke përfshirë edhe vetë sallën  Parlamentit të Shqipërisë që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitje e gjuhës së dhunës”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x