Është ndërprerë seanca parlamentare pas 6 minutash. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali mori vendimin pas protestës së opozitës në Kuvend në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën për të folur në lidhje me projektbuxhetin 2025.
Deputetët e PD-së u ngritën në këmbë dhe godisnin tavolinat në momentin që kreu i qeverisë po fliste në foltore për pensionet.
Rama i kërkoi ligjvënësve demokratë të uleshin, por në momentin që nuk pranuan i bëri thirrje kryeparlamentares për 5 minuta pushim, që u aprovua nga Elisa Spiropali.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Ju lutem uluni në vend. E keni fjalën pas kryeministrit
Edi Rama: Uluni
Spiropali: Ju tërheq vëmendjen
Edi Rama: 5 minuta pushim (I drejtohet Spiropalit)
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump - 06/08/2026
- Mohamed Salah mbërrin te Trabzonspor, Ernest Muçi bën gjestin e veçantë për të pritur ikonën e Egjiptit - 06/08/2026
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026