Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mori vendimin për largimin e skuadrës nga fusha për shkak të thirrjeve antishqiptare, ka folur pas bratisjes së ndeshjes me Rumaninë.
“Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes na kanë thënë ‘Kosova është Serbi’”, tha futbollisti.
Ai theksoi se morën vendimin për të mos u kthyer më në fushën e blertë pasi tifozët rumunë filluan të bërtasin gjithnjë e më shumë. Amir Rrahmani shtoi se “përfaqësojmë njerëzit që kanë pasur një të kaluar të vështirë, ka pasur masakra”.
Ndërsa shtoi “Ta dinë të gjithë se Kosova është Kosovë dhe kaq!”
“Në fund, nuk dua as ta përsëris atë e më fortë që ndodhi. I thashë arbitrit, por ai nuk donte të dëgjonte. Dhe i thashë që do të largohemi nga fusha, sepse ai nuk dëshiron të ndërmerrte asnjë veprim.
Tifozët filluan të bërtasin gjithnjë e më fort dhe ne vendosëm të mos ktheheshim në fushë. Ne përfaqësojmë njerëzit që kanë pasur një të kaluar të vështirë, ka pasur masakra.
Ta dinë të gjithë se Kosova është Kosovë dhe kaq! Gjithçka duhet të marrë fund tani” , deklaroi Amir Rrahmani pas Rumani–Kosovë.
- Gruas së Bashar al-Assad i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Ajo kërkon me ngulm të largohet… - 26/12/2024
- VIDEO / Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela - 26/12/2024
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024